Në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion, me largimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla nga posti, për arsye shëndetësore, janë solidarizuar edhe deputetët e opozitës.
Mes tyre ishte deputetja Albana Vokshi e cila në fjalën e saj nga foltorja tha kështu:
“Asgjë në botë nuk është më e rëndësishme se familja dhe shëndeti.”
Kryetarja e Kuvendit zgjodhi që lajmin e tërheqjes së saj nga detyra ta jepte në foltoren e kuvendit, në përfundim të sesionit.
Nikolla tha se u largua për arsye shëndetësore të cilat ja bëjnë të pamundur vazhdimin e detyrës, ndërsa shtoi se nuk do donte të spekulohej me vendimin e saj./euronews
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...