Zjarrfikësit në Kaliforni po luftojnë përhapjen e zjarreve që kanë detyruar më shumë se 3,500 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Zjarri shpërtheu të mërkurën mbrëma në pjesën veriore të vendit, duke shkatërruar në më pak se 24 orë, 290 kilometra katrorë bimësi.
Më shumë se 1,150 zjarrfikës po punojnë për të shuar zjarrin, i cili aktualisht është vetëm 3 për qind nën kontroll. Zjarri duket se është shkaktuar nga zjarrvënia: një i dyshuar u arrestua mëngjesin e së enjtes dhe u dërgua në paraburgim.
Zjarret kanë përfshirë edhe Kanadanë perëndimore, ku u shkatërrua një pjesë e qytetit turistik Jasper. Me ngrohjen globale, pjesa perëndimore e kontinentit të Amerikës së Veriut po ndikohet gjithnjë e më shumë nga ngjarjet ekstreme të motit.
Që nga mesi i korrikut, zjarret kishin shkatërruar 840 km2 që nga fillimi i vitit, krahasuar me një mesatare prej 156 km2 në të njëjtën periudhë gjatë pesë viteve të fundit./abcnews.al
Kryeveteranja amerikane vjen në Kosovë – viziton OVL-UÇK-në
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime