Arsenali ka filluar kampanjën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Bournemouthit ku ka luajtur me rezultat 1-1.
Por u ekzekutuan edhe penalltitë ku Topçinjtë ishin më të saktë nga pika e bardhë dhe triumfuan 5-4, shkruan Arbresh.info.
Një mungesë për Arsenalin ishte mos paraqitja e lojtarit anglez Emile Smith Rowe.
Për këtë mungesë trajneri Arteta ka një përgjigje.
“Ka gjëra që ndodhin në sfond me Smith Roëe, kështu që ne menduam se ishte më mirë të mos e përdornim atë pasi mund të ketë ndonjë lëndim”, tha Arteta.
“Jam shumë i kënaqur me lojën. Edhe në pjesën e parë mendoj se ishim skuadra që kishim më shumë shanse për të fituar ndeshjen”.
“Ndihesha sikur luajtëm në një ritëm të mirë, me një nivel tjetër. Ishte një lojë e mirë për t’u përgatitur. Duke pasur parasysh se është parasezon, ritmi ishte mjaft i mirë”, tha Arteta.
Smith Rowe pritet të largohet nga klubi londinez këtë verë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...