Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi i cili është arratisur nga burgu.
Personi i kërkuar është Ujkan (Rexhep) Metaj, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• Ujkan (Rexhep) METAJ i lindur me 15.09.1988 nё fshatin Shushicё e ulёt-Istog.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
• “ Arratisja e personit tё privuar nga liria”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./Arbresh.info
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”