Prokuroria Speciale Kosovës, njofton se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj gjashtë personave të dyshuar për veprën penale “Shpëlarja e parave”.
Prokuroria bën të ditur se në rastin “Zhuri”, janë sekuestruar mbi një milionë e gjysmë euro, për të cilën Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që ta bëj konfiskimin e saj.
“ Departamentin Special, kundër të pandehurve E. K, Xh.Xh, A.H, R.B, M.V dhe F.T, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi nga viti 2015 deri në vitin 2023 , “Shpëlarja e parave”, e përcaktuar me nenin 308, lidhur me nenin 31 dhe 81 të KPRK-së dhe nenin 56 par. 1 pika 1.6 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të Terrorizmit”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërkaq, për të pandehurit E.K dhe M.V, po ashtu ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer edhe veprën penale në bashkëkryerje “Falsifikimi i dokumenteve”, e përcaktuar me nenin 390, lidhur me nenin 31 të KPRK-së./Arbresh.info/
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq