Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mikut të madh të Kosovës, Jeff Bieley.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Jeff Bieley punoi pa u lodhur për të forcuar lidhjet dhe në mbështetje të Kosovës drejt një demokracie të qëndrueshme.
“Sot nderojmë kujtimin e Jeff Bieley, një miku të madh të Kosovës. Që pas çlirimit të vendit, Jeff punoi pa u lodhur për të forcuar lidhjet dhe në mbështetje të Kosovës drejt një demokracie të qëndrueshme. Bujaria dhe përkushtimi i tij do të mbahen mend gjithmonë. Pusho në paqe, Jeff”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info
Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë
Qalibaf: SHBA-ja s’ka alternativë tjetër përveç se të pranoj...
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...
12 punonjës spitali në Holandë vendosen në karantinë pas eks...