Dy të vdekur dhe 13 të plagosur, 7 prej të cilëve fëmijë, disa në gjendje të rëndë shëndetësore. Ky është bilanci i fundit pas shembjes së një ballkoni në një objekt banimi në Vela Celeste në Napoli.
Struktura u evakuua dhe sipas zjarrfikësve nuk ka njerëz nën rrënoja. Ndërkohë, Prokuroria Publike e Napolit ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, por nuk përjashtohet se në objekt ka pasur një problem strukturor.
Ndërtesa është një kompleks banesash sociale, në të cilin jetojnë familje të varfra dhe ishte një nga të fundit të mbetura në atë zonë, pasi 6 objekte të tjera ishin shembur më herët për të siguruar një strehim më dinjitoz për banorët.
Në muajin prill, autoritetet italiane shpallën planin e rikualifikimit urban të asaj zone, pasi kompleksi rezidencial ishte ndërtuar midis viteve 1962 dhe 1975. Projekti i asaj kohe përfshinte qendra komunitare, hapësira të përbashkëta dhe shërbime të tjera kolektive, një bërthamë socializimi që nuk u realizua kurrë.
/RTSH/
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram
Sllovakia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ...
Trump: Izraeli nuk do të sulmojë më fushat e gazit të Iranit