Interpol Tirana realizoi të hënën ekstradimin nga Gjermania të ish-efektivit të RENEA-s, Adrian Pikli, i akuzuar nga SPAK si pjesëtar i një grupi kriminal.
Ndaj 29-vjeçarit Gjykata e Posaçme caktoi më 15 maj të këtij viti masën arrest me burg kundër tij për “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai akuzohet nga SPAK si pjesëmarrës në atentatin ndaj Preng Gjinit më 15 shtator 2020. I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, Pikli dyshohet se bashkëpunoi me anëtarë të fisit Reçi për të kryer atentatin, i cili përfundoi vetëm me plagosjen rëndë të objektivit.
Roli i Piklit dyshohet se ka qenë sigurimi i lëndës plasëse.
Pikli u ekstradua “si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani,” njoftoi Interpol Tirana.
/rtsh.al/
Osmani prezanton Kreshnik Çollakun në rrugëtimin e LDK-së pë...
Ndalohet autobusi Turqi–Prishtinë, kapen fustane dhe vello t...
Qalibaf: SHBA-ja s’ka alternativë tjetër përveç se të pranoj...
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...