Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë të gatshme për mision.
Maqedonci ka shkruar se Kompania B e Regjimentit të tretë të kmëbësorisë së Forcave Tokësore ka përfunduar me sukses trajnimin për qitje ditën dhe natën me municion real, përcjell Arbresh.info.
“Te gatshëm per mision. Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kompania B e Regjimentit të tretë të këmbësorisë së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses trajnimin për qitje ditën dhe natën me municion real me të gjitha armët sipas strukturës së skuadrave të saj dhe përgatitjen për validim,” ka shkruar Maqedonci.
Ministri i Mbrojtës poashtua ka bërë të ditur se ky trajnim kishte për qëllim testimin e kapaciteteve dhe njohurive të fituara për të validuar skuadrat sipas planit të validimit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake të Forcave Tokësore.
Postimi i plotë:
Të gatshëm për mision
Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kompania B e Regjimentit të tretë të këmbësorisë së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses trajnimin për qitje ditën dhe natën me municion real me të gjitha armët sipas strukturës së skuadrave të saj dhe përgatitjen për validim.
Ky trajnim kishte për qëllim testimin e kapaciteteve dhe njohurive të fituara, për të validuar skuadrat sipas planit të validimit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake të Forcave Tokësore.
/Arbresh
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...