Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Presidentja Osmani dhe Presidenti Macron kanë diskutuar mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike.
“Dje, me Presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, ka thënë Presidentja Osmani./Arbresh.info/

Vendoset gurthemeli i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e G...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate
Abdixhiku: Duhet të flasim për zhvillim, projekte e integrim...
I nominuari për ambasador të SHBA në Shqipëri: Mbështetje SP...
Nis renovimi i Stacionit Policor në Podujevë
A duhet që Europa t’i kontrollojë pasagjerët e aeroporteve p...