Eurodeputetët e ekstremit të djathtë të grupit “Patriotët për Evropën” i kanë kërkuar Parlamentit Europian një rezolutë për të dënuar atentatin ndaj Donald Trump dhe dhunën politike edhe kur ajo synon liderët sovranistë.
“Patriotët për Evropën”, një grup që mbledh së bashku zyrtarë të zgjedhur nga Tubimi Kombëtar (Francë), Fidesz i Viktor Orbán (Hungari) dhe Vox (Spanjë), kanë kërkuar që një deklaratë të diskutohet të mërkurën gjatë një seance plenare.
“Parlamenti duhet të dënojë të gjitha format e dhunës politike, madje edhe kundër politikanëve sovranistë dhe patriotë”, deklaroi hungarezja Kinga Gal, nënkryetare e grupit.
“Ne duhet të dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump” por dhe rritjen e dhunës politike./abcnews.al
Ambasada e Kosovës del me njoftim edhe për shtetasit që ndod...
Irani raportohet se ka bombarduar bazat ushtarake amerikane ...
Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
MPJD apelon kosovarët që ndodhen në Izrael: Zbatoni udhëzime...
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit
28 vjet nga masakrat në Çirez e Likoshan