Vijon qarkullimi i masave ajrore me origjinë afrikane, duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites.
Ndërsa orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e vendit por më theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor të Shqipërisë duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 17°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe qendrore deri në 42°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...