Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi qendrën e turizmit në Pejë. Atje, kryeministri pati mundësinë të vizitojë nga afër projektin ”Turizmi i avanturës”, vlera totale e të cilit arrin në 262 mijë euro, prej të cilave 165 mijë euro nga Qeveria përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe 97 mijë euro nga Komuna e Pejës.
Zyra e turizmit tashmë është renovuar, ndërsa për zhvillimin e sektorit në këtë zonë, po vazhdon puna në vendosjen e vijave të ngjitjes, infrastrukturës përcjellëse, pushimoreve në shtigjet malore dhe shenjëzimin e shtigjeve. Ndërkohë nga buxheti i MAPL-së dhe projektit DEMOS, në Komunën e Pejës për vitet 2021 – 2024, janë financuar gjithsej 41 projekte në vlerën prej 3.3 milionë euro.
Përgjatë vizitës, kryeministri Kurti u takua dhe me përfituesit e projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi, të cilat po zbatohen në kuadër të investimeve të fondeve IPA nga Bashkimi Evropian dhe programit të BNK-së Kosovë-Mali i Zi. Në total janë gjithsej 11 projekte që prekin vlerën prej 4,296,905 euro. Përfituese nga këto projekte janë komuna si Peja, Istogu, Juniku, Deçani, Klina dhe Gjakova, ndërsa nga Mali i Zi, ndër shumë komuna, janë edhe ato të Rozhajës, Tuzit, Ulqinit, Kolashinit e Plavës.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e këtyre projekteve për zhvillimin e turizmit por edhe forcimin e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve tona.
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë
Siriani i therur në Leposaviq, dërgohet në Kirurgjinë Toraka...
Pacolli kujton fjalët e gjyshit të tij: Gjithçka në jetë kër...
Policia jep detaje: Si u lirua pengu nga Mitrovica në Vlorë,...
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s