Drejtorja e Komunikimit të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Juliette Touma tha se janë në prag të humbjes së një brezi të tërë fëmijësh në Rripin e Gazës nën sulmet izraelite, njofton Anadolu.
Në videon e shpërndarë në llogarinë zyrtare X të Zyrës së OKB-së në Gjenevë, Touma jepte informacione për situatën e fëmijëve në Gaza nën sulmet izraelite.
Sipas saj, të paktën 600 mijë fëmijë nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë që nga dita e fillimit të sulmeve izraelite. Touma tha se shumë shkolla janë mbyllur ndërsa shkollat e UNRWA-së janë kthyer në strehimore.
“Kjo do të thotë se nëse kjo luftë vazhdon, ne do të rrezikojmë të humbasim një brez të tërë fëmijësh”, tha Touma.
Ajo thekson se koha e largimit të fëmijëve nga shkolla do ta bëjë të vështirë kompensimin e humbjeve të tyre në arsim. Touma në fund bëri thirrje për armëpushim për fëmijët.
Në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, u vranë 38.345 palestinezë, përfshirë të paktën 15.694 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa 88.295 të tjerë u plagosën.
Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar./ rtsh.al /
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...