Policia rajonale e Pejës ka arrestuar dy persona në Loxhë të Pejës, të cilet kishin shtënë me armë gjatë në një aheng familjar.
“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 10.07.2024, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet njёri nga tё dyshuarit, ndёrsa me datё 11.07.2024 ёshtё arrestuar edhe i dyshuari i dytё” – shkruhet në komuniktaën e Policisë së Kosovës, përcjell Arbreshinfo.
Gjithashtu është bërë e ditur se janë konfiskuar 2 armë, 3 karikator, 1 fishekë dhe 67 gëzhoja, ndërsa personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.
“Tё dyshuarit pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ndalohen pёr 48- orё”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...