Komuna e Rahovecit bënë të ditur se janë angazhuar maksimalisht që edhe këtë verë, të krijojnë kushte sa më të mira për mërgimtarët.
Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se janë mobilizuar për shërbime administrative komunale dhe që të ketë vendparkime të mjaftueshme për bashkatdhetarët.
Gjegjësisht është marrë vendimi që nga data 15 korrik – 16 gusht 2024, mërgimtarëve t’u lejohet hyrja pa pagesë në oborrin e Komunës dhe në atë të ShFMU “Bekim Sylka” në Rahovec, me automjete private me tabela të huaja dhe të atyre të marra e qira (rent a car).
“Kemi krijuar sportel të veçantë për mërgatën (one stop shop), po ashtu mund të shfrytëzohen edhe pesë e-kiosqe (Rahovec, Ratkoc, Xërxë dhe Krushë e Madhe) për marrjen e shërbimeve administrative”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin