Vizitorët në Kopenhagë që angazhohen në aktivitete miqësore me mjedisin, si mbledhja e mbeturinave ose udhëtimet me transport publik, mund të shpërblehen me ushqim falas, aktivitete kulturore dhe turne si pjesë e një iniciative të re.
“Projetki CopenPay shpërblen veprime të tilla si çiklizmi, pjesëmarrje në përpjekjet për të pastruar ambientin. Pas kësaj turistët përfitojnë falas aksesin në disa nga mrekullitë e Kopenhagës. Kjo përfshin turne falas në muze me udhërrëfyes madje edhe një drekë vegjetariane me produktet lokale”, tha në një deklaratë autoriteti i turizmit të kryeqytetit danez, Visit Copenhagen.
Kryeqyteti danez vizitohet çdo vit nga një numër shumë i madh turistësh, të cilët admirojnë arkitekturën e tij të bukur, ushqimin e klasit botëror dhe një mjedis të sigurt, të pastër e të gjelbër.
Shpërblimet mund të jepen nëse vizitorët tregojnë një biletë transporti publik, por sistemi bazohet kryesisht në besim. Programi nis në një kohë kur shqetësimi mbi ndikimet mjedisore dhe sociale të turizmit po rritet gjithnjë e më shumë.
Për këto çështje, së fundmi, janë organizuar dhe protesta në Barcelonë, Ishujt Kanarie dhe Mallorca.
“Ne duhet ta kthejmë turizmin nga një barrë mjedisore në një forcë për ndryshime pozitive dhe një hap i rëndësishëm në këtë transformim është të ndryshojmë mënyrën se si lëvizim në destinacion, çfarë konsumojmë dhe si ndërveprojmë me vendasit”, u shprehën përfaqësues të Visit Copenhagen./a2cnn
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin