Deputet i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ambasadorit të SHBA-së në Beograd dhe atij të OSBE-së në lidhje me zgjedhjen e gjyqtarëve në Bujanoc.
Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi ka theksuar se zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc është në kundërshtim me ligjin dhe parimet e barabarësisë.
Tutje, ai bën thirrje presidentit serb që të respektohen pakicat kombëtare.
“Zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc në kundërshtim me ligjin dhe parimet e barabarësisë është shkelje e qartë e të drejtave të pakicave kombëtare. Nga ambasadori SHBA në Beograd dhe ai i OSBE po ashtu në Beograd kërkova një përgjigje urgjente për respektim të plotë të përbërjes kombëtare në institucionet e drejtësisë. Me një shkresë tjetër kërkova nga presidenti i Serbisë ndërprerjen e këtij diskriminimi ndaj shqiptarëve dhe fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh”, ka shkruar Kamberi./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...