Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e e shkrimtarit Ismail Kadare, dhe ka bërë homazhe njëherësh për të.
Ai ka shkruar edhe në librin e zisë që ishte i vendosur në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Hovenier u shpreh se kontributet e Kadaresë në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë.
“Sot, teksa Kosova mban Ditën Kombëtare të Zisë, unë pata nderin të nënshkruaj librin e ngushëllimeve, duke kujtuar gjigantin letrar Ismail Kadare. Kontributet e tij të jashtëzakonshme në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen, miqtë dhe admiruesit e tij”, ka shkruar Hovenier në X./Arbresh.info/
Today, as Kosovo observes a National Day of Mourning, I was honored to sign the condolence book at the @AlEmbassyKosovo remembering literary giant Ismail Kadare. His remarkable contributions to Albanian language literature have left an incredible mark on the world. My deepest… pic.twitter.com/5M2AFtscyC
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 3, 2024
Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adr...
Fondacioni i Sarah Ferguson mbyllet pas zbulimit për lidhjet...
Protestë të premten kundër paralajmërimeve për shtrenjtimin ...
GO+ Peja mposhtet nga Vllaznia në Ligën Unike
Rreth 900 lindje më shumë në 2025-ën
Prishtina e Re zyrtarizon transferimin e Leart Zekollit