Aleatët e NATO-s janë pajtuar t’ia japin Ukrainës 40 miliardë euro ndihmë ushtarake për vitin e ardhshëm, raportuan mediat të mërkurën.
Diplomatët kanë thënë për Reuters dhe agjencinë gjermane të lajmeve, DPA, se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u kishte kërkuar aleatëve që para samitit të muajit të ardhshëm në Uashington të zotoheshin për ndihmë vjetore prej 40 miliardë eurove për disa vite për Ukrainën, por vendet anëtare nuk e mbështetën kërkesën e tij.
Megjithatë, ato u pajtuan që marrëveshja të përfshijë një provizion për rivlerësimin e kontributeve të aleatëve në samitet e ardhshme të NATO-s, sipas një burimi diplomatik.
Aleatët vendosën gjithashtu për dy raporte gjatë vitit të ardhshëm për të parë se si e furnizojnë Ukrainën vendet anëtare, në mënyrë që të plotësohen kushtet për më shumë transparencë për ndarjen e barrës në aleancë, sipas burimit.
Në qershor, aleatët u pajtuan që NATO-ja të marrë rol më të madh në bashkërendimin e furnizimit të Ukrainës me armë.
Pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022, Shtetet e Bashkuara mblodhën vende me qëndrime të njëjta në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, ku e formuan një grup kombesh që tani ka rreth 50 anëtarë. Ky grup takohet rregullisht për t’i plotësuar kërkesat e Kievit për armë, me zotimet e donatorëve.
I ashtuquajturi Grupi Ramstein do të vazhdojë të ekzistojë si një forum politik amerikan, por NATO-ja do marrë rolin e bashkërendimit të dërgesave të armëve dhe trajnimit të trupave ukrainase./rel
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...