Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka cilësuar Gjykatën Kushtetuese si opozitë të Qeverisë Kurti.
Në një intervistë, Haxhiu e citoi edhe kryeministrin Albin Kurti që tha se që tha se “ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë edhe ata”.
“Në një intervistë kryeministri Kurti pati thënë që ‘Gjykata Kushtetuese mund të garojë në zgjedhjet e ardhme’, për faktin se politika të cilat Qeveria po konsideron që janë reforma ata po tentojnë me pengu”, ka thënë Haxhiu.
E pyetur nëse po e sulmonte Gjykatën në fjalë, ajo e mohoi.
“Jo more se nuk jam duke e sulmuar, çfarë sulmi është ky”, ia ktheu Haxhiu, e cila tha se ka të drejtë si çdo qytetar tjetër i vendit, t’i komentojë vendimet e Kushtetueses.A mendoni që unë dhe secili qytetarë kanë të drejtë më dhënë mendim për vendimet e Kushtetueses”, ka thënë Haxhiu në Debat Plus.
“Po unë jam ministre, dhe po më pamundësohet me veprimet dhe vonesat e Gjykatat Kushtetuese me i jetësu reformat për të cilat akne qytetarët e Kosovës… Gjykata Kushtuese është një opozitë e Qeverisë”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen