Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se BE-ja po përpiqet të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe se SHBA-ja po ndihmon në këtë proces sepse, siç tha ai, normalizimi është absolutisht vendimtar.
“Nëse nuk ka normalizim, kjo do të thotë jostabilitet, do të thotë probleme. Dhe ndërsa evropianët duan ta shohin Serbinë mes tyre, brenda strukturave të tyre, ata duan që Serbia të zgjidhë ose të paktën të adresojë problemet e saj përpara se të hyjë në BE,” theksoi Hill në një intervistë në prag të Ditës së Pavarësisë Amerikane për revistën “Diplomacy & Commerce”, shkruan Tanjug.
Për deklaratën se pikëpamjet e tij ndonjëherë janë të ndryshme nga qëndrimet e disa zyrtarëve dhe politikanëve evropianë lidhur me njohjen e Kosovës, si hapi i fundit në rrugën e Serbisë drejt BE-së, Hill theksoi se atë që evropianët po e bëjnë në këtë drejtim, po e bëjnë drejt, e kjo është përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, transmeton Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...