Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në rastin e grabitjes së argjendarisë “Diakos” në Suharekës.
Rasti kishte ndodhur në nëntor të vitit të kaluar.
Sipas policisë, I dyshuari K.G është arrestuar në Prishtinë gjatë një opeaconi.
“Policia e Kosovës sot më 1 korrik 2024 gjatë një opeaconi të organizuar nga njësitet relevante të saj ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar me iniciale (K.G.), i cili dyshohet se është i perfshirë në rastin e Grabitjes së argjentarisë në Suharekë. I apostrofuari me iniciale (K.G.) ndodhej në arrati që nga muaji nëntor i vitit 2023 dhe tani më është arrestuar nga autoritetet policore.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro, grabitje kjo që ndodhi pasditën e së 22 nëntorit 2023 në një argjendari në Suharekë./Arbresh.info/
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...
Ushtarët letonezë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri t...