Franca ka arritur të mposht Belgjikën me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e fazës së 1/8 së finales.
‘Gjelat’ patën iniciativën gjatë gjithë kohës mirëpo nuk arrinin të shënonin, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht rast të mirë pati Thuram në minutën e 34-të por nuk arriti të shënoj.
Edhe Tchouameni në minutën e fundit të pjesës së parë rrezikoi duke goditur pranë portës.
Belgjika rrezikoi dy herë në pjesën e dytë përmes De Bryunes dhe Lukakut mirëpo Maignan ishte në vend.
Iniciativa e francezëve u shpërblye dhe në minutën e 85-të, kur Kolo Mouani goditi dhe topi u devijua nga Vertonghen për të shkuar në rrjet për 1-0.
Deri në fund gola nuk pati dhe Franca u kualifikua në çerekfinale ku do të presë fituesin e ndeshjes Portugali-Slloveni./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...