Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (AShAK) njofton se më 3 korrik do të mbajë mbledhje komemorative në respekt të veprës së shkrimtarit të ndjerë, Ismail Kadare, duke filluar nga ora 11:00.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se me pikëllim të thellë e morën lajmin e trishtuar se sot është ndarë nga jeta shkrimtari Ismail Kadare, emblema e letërsisë bashkëkohore shqipe, njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe më të njohur të letërsisë europiane, kandidat i shumëfishtë për çmimin Nobel dhe fitues i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve ndërkombëtare, vepra e të cilit është përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë të botës.
“Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës më 1991 e zgjodhi Kadarenë anëtar të jashtëm të saj, për kontributin e çmuar në fushën e letërsisë. Me këtë rast Akademia iu shpreh ngushëllime të thella familjes Kadare, shkrimtarëve, miqve të shumtë dhe institucioneve kulturore dhe shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës”, thuhet në reagimin e AShAK.
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, flas...
Aksioni i Antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfisko...
Benita e ashpër me Albën: Je shembulli më i keq për vajzat e...
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...