Pothuajse gjysma e popullsisë së Zvicrës ka një mendim negativ për organizimin e Eurovision Song Contest vitin e ardhshëm, sipas rezultateve të një sondazhi të publikuar të shtunën nga gazeta Blik.
Një anketë përfaqësuese me gati 25 mijë persona tregoi, se 49 për qind janë kundër mbajtjes së konkursit muzikor, ndërsa 46 për qind janë pro. Pesë për qind nuk kanë ende një mendim, thuhet.
Por ju pëlqen apo jo, Zvicra do të presë eventin më të njohur në 2025 falë Nemo, i cili fitoi çmimin kryesor në konkursin e këtij viti në Malmö, Suedi, me këngën “The Code”, rreth moskonformitetit gjinor.
Megjithatë, ende nuk është përcaktuar lokacioni i saktë i Eurovision 2025.
Zyrihu dhe Gjeneva aplikuan, ndërsa kryeqyteti zviceran Berna dhe qyteti i afërt i Biel bënë një ofertë të përbashkët për mikpritësin./abcnews.al
Lushtaku ngushëllon familjen Bajrami dhe familjet e tre vikt...
Mashtrime me avio-bileta dhe pastrim parash mbi 2 milionë eu...
Real Madridi, PSG e Arsenal bëjnë hapin e madh drejt çerekfi...
Hamza: Heqja e masave ndaj Kosovës, vendim i vonuar por i mi...
Sportingu përmbysë Bodo/Glimtin dhe kalon në çerekfinale
Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve