Policia e Kosovës ka njoftuar se një granatë dore ka shpërthyer ditën e premte në Zubin Potok.
Sipas policisë një qytetar ka raportuar se dy të panjohur kanë hedhur mjetin shpërthyes në afërsi të lokalit të tij.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore) në afërsi të lokalit të tij. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...