Gjykata Themelore ka dënuar me mbi 20 vjet burgim katër të akuzuarit në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Gjykata të akuzuarit Nedeljko Spasojveiq i shqipton dënim me burgim prej 4 vite e 6 muajsh. Të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha kur ka qëndruar në paraburgim dhe burgim shtëpiak. Të njëjtit i shqipton edhe gjobë prej 4 mijë e 500 euro.
“Të akuzuarin Marko Rushiq për veprën penale pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale vrasje e rëndë i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh. Gjykata të akuzuarit po ashtu i shqipton dënim me gjobë prej 10 mijë eurove. Të akuzuarit Dragisha Markoviq për veprën penale bashkëkryerje dhe keqpërdorim i pozitës i shqipton dënim me burgim prej 4 vitesh. Të akuzuarit Zharko Jovanoviq për veprën penale bashkëkryerje dhe keqpërdorim të pozitës i shqipton dënim prej 4 vitesh. Po ashtu i shqipton dënim me gjobë në shumë prej 1 mijë e 500 eurove”./rtk
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...
Përleshje me armë mes vëllezërve në Bokshiq të Klinës, një i...