Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas identifikimit dhe sekuestrimit të dy kamerave të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit në veri të vendit.
Sveçla me anë të një postimi në Facebook, tha se nga këto dy kamera dhe pajisje të komunikimit, institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vend.
Ai shtoi se mekanizmat e kontrollit dhe spiunazhit të Serbisë në Republikën tonë do ti luftojmë me çdo kusht.
“Sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit, nga të cilat institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve tona të sigurisë dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë”, ka shkruar ai.
“Koha e kontrollit të veriut të vendit tonë nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë ka përfunduar. Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë si çdo kund në Republikën tonë”, tha Sveçla./Arbresh.info/
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur