Në kuadër të takimeve të zhvilluara në Këshillin e Evropës në Strasburg, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka takuar deputetin kroat, kryesuesin e grupit të partive popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Davor Ivo Stier.
Gërvalla ka shprehur mirënjohje ndaj deputetit kroat për kontributin e madh të grupit të partive popullore, përkatësisht delegacionit kroat në mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Arbresh.info.
“Mbështetja e palëkundur e Stier dhe delegacionit kroat ka qenë vendimtare në arritjen e një shumicë të jashtëzakonshme prej 82% të votave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,” tha Gërvalla.
Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me grupet politike dhe Komitetin e Ministrave për finalizimin e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës./Arbresh.info/
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi