Një zyrtar i lartë konservator pranoi se ka vendosur 3 baste për datën se kur do të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme në Britaninë e Madhe, pas njoftimit të prapritur të kryeministrit Rishi Sunak.
Sekretari skocez Alister Jack deklaroi se në muajin prill ai vendosi një bast, që rezultoi i suksesshëm, se data e zgjedhjeve do të ishte midis korrikut dhe shtatorit.
Ai fillimisht tha se kishte fituar 2,100 £ prej basteve, por më vonë pretendoi se komentet e tij ishin një shaka.
“Unë nuk kisha njohuri për datën e zgjedhjeve deri në ditën kur u thirrën. Unë nuk kam vënë baste në maj dhe nuk jam nën hetim nga Komisioni i Lojërave të Fatit”, u shpreh Jack.
Alister Jack u kishte thënë kolegëve dhe gazetarëve për të paktën një vit se ai mendonte se zgjedhjet e qershorit ose korrikut kishin kuptimin më strategjik për partinë e tij.
Ai ka përfaqësuar Skocinë në kabinetin e Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2019, nën kryesitë e Boris Johnson, Liz Truss dhe Rishi Sunak./abcnews.al
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...
“Është fëmijërore, joserioze, kushdo që e ka parë si garë”, ...
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...