Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtorët e departamenteve përkatëse, kanë mbajtur diskutim publik të radhës me qytetarët tanë në kryeqytet.
Rama me anë të një postimi në Facebook, në këtë takim u dëgjuan drejtpërdrejt shqetësimet, propozimet dhe idetë e tyre për përmirësimin e qytetit tonë, shkruan Arbresh.info.
“Në këtë diskutim të hapur, u adresuan një sërë çështjesh që prekin jetën e përditshme të qytetarëve tanë, duke përfshirë infrastrukturën, shërbimet publike, mjedisin dhe zhvillimin rural.”, ka shkruar ai.
“Kjo formë komunikimi është thelbësore për ne, pasi na ndihmon të kuptojmë më mirë nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve tanë.Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për transformimin e kryeqytetit.”, shtoi Rama./Arbresh.info/
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...