Pas ndeshjes ndaj Spanjës që ishte e fundit e fazës së grupeve të Kampionatit Europian, Gjermani 2024, Kombëtarja do të kthehet në Shqipërisë.
E gjithë skuadra “kuqezi” do të niset këtë të martë në orën 12:00 nga Dusseldorf-i dhe rreth orës 15:00 pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit.
Shqipëria mbylli rrugëtimin në EURO 2024 pas ndeshjes ndaj Spanjës, ku u mund me rezultatin 0-1, por me një paraqitje dinjitoze, jo vetëm në takimin e fundit, por edhe me ndeshjet kundër Italisë dhe Kroacisë, me të cilat ishin pjesë e Grupit B ose thënë ndryshe pjesë e “Grupit të Ferrit”./ss
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...