Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një thirrje publike për të gjithë qytetarët që të tregohen të përgjegjshëm për pastrimin e ambienteve publike.
Rama kërkon që të mbahen pastër sidomos plazhet publike, në kushtet kur pritet një fluks i madh turistësh.
“Një mesazh kaq kuptimplotë nga Niara e vogël në bregdet, ku dëshiron të mbledhë guaska e jo mbeturina, si një thirrje përgjegjshmërie për të gjithë ne të rriturit që të kujdesemi për hapësirat publike dhe pastërtinë e plazheve në këtë sezon veror me flukse të jashtëzakonshme turistësh që po zgjedhin të shijojnë Shqipërinë”, shkruan Rama./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri me reshje shiu
Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbi...
IHMK paralajmëron reshje intensive për sot
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...