UEFA ka caktuar një gjyqtar suedez për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Shqipëri-Spanjë, sfida e fundit në Grupin B të Euro 2024.
Skuadra kuqezi e drejtuar nga Sylvinho do të përballet të hënën në mbrëmje (në orën 21:00) me spanjollët, të cilët tashmë janë kualifikuar.
Shqipëria hyn në këtë ndeshje me ëndrrën dhe besimin për të arritur një fitore që do të ishte historike për të gjithë shqiptarët.
Një fitore e tillë do të siguronte kualifikimin e Shqipërisë në fazën e 16 skuadrave më të mira në Gjermani 2024.
Glenn Nyberg është përzgjedhur si gjyqtari kryesor për duelin që do të zhvillohet në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit./rtk
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...