Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të At Antonio Bellusci, priftit arbëresh të Frasnitas në Arbërinë e Kalabrisë, misionar, intelektual dhe atdhetar i devotshëm.
Kreu i Shtetit i përcolli një telegram ngushëllimi ipeshkvit të Eparkisë së Lungros, Shkëlqesisë së Tij, Imzot Donato Oliverio.
“Sot, Eparkia e Lungros, komunitetet arbëreshe dhe i gjithë kombi shqiptar janë në zi për humbjen e ikonës albanologe, gazetar, shkrimtar, pedagog dhe etnolog, At Antonio Bellusci, një mbështetës i jashtëzakonshëm në mbrojtje të trashëgimisë kombëtare” – shkruan, ndër të tjera, Presidenti Begaj në telegramin e ngushëllimit.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës theksoi kontributin e At Antonios në njohjen e identitetit arbëresh, nxitjen e zhvillimit kulturor të komuniteteve ku ishte famulltar, si edhe punën kërkimore në dobi të përcjelljes së trashëgimisë kulturore arbëreshe.
“At Antonio Bellusci do të kujtohet përjetë nga secili prej nesh si një përbashkues i arbëreshëve dhe puna e tij nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa jonë”, – shkruan Presidenti i Republikës.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë