Spanja është lider i Grupit B në Euro 2024, pasi mposhti Italinë 1-0, duke siguruar kështu kalimin në fazën e eliminimit direkt.
Ndeshjen më mirë e nisën spanjollët, duket rrezikuar me anë të Pedrit, që nuk ia doli të shënonte me kokë nga afërsia.
Spanja vazhdojë me dominim, duke marrë lojën nën kontroll, ndërsa italianët nuk kishin shumë nga loja me top.
Në minutën e 24-të, Alvaro Morata detyroi Gianluigi Donnarumman të bënte një intervenim brilant.
Fabian Ruiz (41′) testoi bashkëlojtarin e tij te PSG, por që gardiani italian ishte shumë i vëmendshëm.
Në 45 minutat e parë u pa një lojë shumë fizike, sidomos nga Azzurët, që bënin ndërhyrje të ashpra.
Edhe pjesa e dytë u dominua nga Spanja, që me shumë mund edhe ia doli të realizonte golin e epërsisë.
Në fakt, më mirë të thuhet se ishte një auto-gol, pasi Riccardo Calafiori e futi topin në rrjetën e tij në minutën e 55-të.
Italianët tentuan që së paku të barazonin shifrat, mirëpo spanjollët ishin shumë të vëmendshëm në mbrojtje.
Spanja ka tani gjashtë pikë, Italia me tri, Shqipëria dhe Kroacia me nga një. Në rrethin e fundit të fazës së grupeve, Kuqezinjtë takohen me spanjollët, ndërsa kroatët me Azzurët. /Telegrafi/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...