Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Operacioni “Plazhe të Pastra” është shtrirë në të gjitha bashkitë bregdetare.
Ai tha se po punohet çdo ditë për pastrimin e plazheve, shkruan Arbresh.info.
Rama theksoi se këtë sezon turistike do ta përmbushin me standardin më të lartë.
“Operacioni “Plazhe të Pastra” është shtrirë në të gjitha bashkitë bregdetare ku bashkë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit po punohet përditë për pastrimin e plazheve, si sfida e këtij sezoni turistik veror të cilën do e përmbushim me standardin më të lartë dhe me bashkëpunimin e të gjithë aktorëve nga institucionet te qytetarët, turistët e bizneset”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/
Ai po ashtu ka ndarë pamje nga pastrimi i vijës bregdetare në Durrës, Kavajë, Shkodër, Himarë, Vlorë, Sarandë e Rrogozhinë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...