Qiproja do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla, tha Ministrja e Arsimit Athina Mihaelidou, duke theksuar se telefonat janë shumë shpërqendrues për nxënësit dhe çojnë në sjellje antisociale.
Autoritetet planifikojnë të vendosin ndalimin pasi të diskutohet në parlament, tha Mihaelida, raportoi Reuters.
Qiproja do të vendosë një ndalim si disa vende evropiane që e kanë bërë tashmë këtë sipas rekomandimeve të Organizatës së OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).
“Është e qartë se përdorimi i celularëve shpërqendron nxënësit në klasë, por në radhë të parë shoqërohet me një rritje të sjelljes antisociale”, tha Mihaelidu.
Nxënësve nuk do t’u ndalohet të sjellin telefona në shkollë, por nuk do të mund t’i ndezin, sqaroi ajo./abcnews.al
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës