Drejtori i NALT-it, Gjeneral Brigade Christian Nawrat dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizituan kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Skenderaj.
Sipas njoftimit, gjenerali Nawrat është informuar për sakrificën e familjes Jashari, si dhe mbi historikun e kësaj familje dhe qëndresën heroike të tyre për lirinë e Kosovës.
“Po ashtu, ata biseduan edhe për rëndësinë e mbështetjes së Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në brenda mandatit fillestar të FSK-së. Ata u pajtuan të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...