Fotografi ai gazetës New York Times, Wade Goddard, është kthyer në Kosovë 23 vjet pas luftës për t’i takuar të mbijetuarit e masakrës së Abrisë.
Në videon e publikuar nga kryeministri Albin Kurti, fotografi amerikan flet i emocionuar për atë kohë duke e përshkruar si ka qenë i shokuar nga brutaliteti i gjithë kësaj.
“Wade Goddard, fotograf i ballinave të New York Times kthehet në Kosovë pas 23 vjetëve. Në Abri, ai takon të mbijetuar të masakrës të cilën në vitin 1998 e dëshmoi para botës me fotografitë e tij. Goddard, flet për punën e tij në dokumentimin e ngjarjeve të luftës në Kosovë, që nga sulmi ndaj familjes Jashari në Prekaz, e deri tek arritja e lirisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti. /Arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...