Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u është përgjigjur kritikave të Departamentit të Shtetit dhe vendeve të QUINT-it, të cilët shprehen indinjatën me aksionet e Policisë së Kosovës, në veri të vendit.
Sveçla, në një prononcim për Ekonomia Online, i ka quajtur brenga e jo kritika, mospajtimet e partnerëve ndërkombëtarë për veprimet në komunat veriore.
“Nuk ka kritika, ka brenga të cilat kohë pas kohë ata i shfaqin. Ne bashkëpunojmë ngushtë më të gjithë, i kuptojmë brengat e tyre, por po ashtu qeveria e Republikës së Kosovës ka obligim qoftë ndaj gjeneratave të tanishme, por edhe brezave të ardhshëm që njëherë e përgjithmonë situatën atje ta stabilizojë në të mirë dhe rendit e ligjit”, ka thënë Sveçla.
Kreu i Ministrisë së Brendshëm thotë se në atë pjesë janë duke vepruar për rikthimin e qetësisë, rendit dhe ligjit.“Atje është qetë është situatë e brishtë, por Policia e Kosovës është tregu jashtëzakonisht e zonja që të menaxhojë dhe të ballafaqohet me të gjitha sfidat”, ka thënë Sveçla.Sveçla ka lavdëruar organet e rendit për menaxhimin e situatës në komunat veriore.
“Me përvojën e fituar me kapacitete të angazhuara mbi të gjitha me vullnetin e pashoq të secilit pjesëtarë të Policisë së Kosovës, cilado sfidë e ardhshme do të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Policia atje është duke siguruar rend dhe ligj për të iu shërbyer qytetarëve”, ka thënë ministri Sveçla.
Kritikat e faktorit ndërkombëtarë, erdhën pas një aksioni të Policisë së Kosovës, në veri të vendit ku u mbyllen disa filiale të bankës së Serbisë që operonte në katër komunat e asaj pjese.
Sveçla këtë aksion e vlerësuar si të duhur për largimin e mekanizmave të Serbisë nga Kosova.
Në këtë aksion të Policisë së Kosovës, ishin konfiskuar rreth 1.6 milion euro, mbi 74 milionë dinarë (rreth 630 mijë euro), mbi 19 mijë franga e mbi 13 mijë dollarë amerikanë, si prova materiale.
Rüdiger: Nëse do ta fitosh Championsin, duhet të përballesh ...
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksiden...
Reece James pëson tjetër lëndim, në dyshim për Botërorin me ...
SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjith...