Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović.
Osmani me anë të një postimi në Facebook, bën të ditur se kanë diskutuar për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes.
“Në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën, me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes”, shkruan presidentja Osmani.
Osmani gjendet në Zvicër në kuadër të Samitit të Paqes për Ukrainën./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Osmani udhëton për në Zvicër, përfaqëson Kosovën në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...