Sot ka nisur regjimi i lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një njoftimi në rrjete sociale Rama shkruan se në pikën kufitare të Morinës dhe Vermicës do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit.
“Sot filloi zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar. Ndërsa në PKK Morinë dhe Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...
56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetime...
Kurti mori pjesë në Forumin e Agrobiznesit Itali-Kosovë
Abdixhiku dhe Osmani vizitojnë një biznes në Gjilan: Shteti ...