Sot, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, janë certifikuar pesë operatorë me qen zyrtar në njësinë K9 të Policisë së Kosovës.
Certifikimi i sotëm përfshinë dy operatorë me qen zyrtar për kërkimin e eksplozivëve dhe armëve, si dhe tre operatorë me qen zyrtar për kërkimin e drogave, kartëmonedhave, armëve, municionit dhe polimerit (DKAMP).

“Ky trajnim ka filluar më 12.02.2024 dhe ka përfunduar më 11.06.2024 (gjithsej 4 muaj), i realizuar nga Instruktorët vendor të Njësisë K9, në Kampin Vrella, Sllatinë dhe në institucionet shtetërore të RKS-së. Trajnimi është realizuar duke iu përshtatur nevojave për luftimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SALW), duke marrë si model shtete aleate/partnere evropiane si Anglia dhe Franca”, thuhet në njoftim.
“Njësia me qen zyrtar K9 për herë të parë ka arritur të trajnojë dhe certifikojë tre qen zyrtar sipas plan-programit të ri DKAMP, që do të thotë një qen mund të bëjë kërkimin e Drogave, Kartëmonedhave, Armëve, Municionit dhe Polimerit. Në ceremoninë e diplomimit dhe certifikimit kanë prezantuar eprorët udhëheqës nga Departamenti i Njësive Speciale, Divizioni i Trajnimit si autoritet mbikëqyrës, si dhe zyrtarë të lartë nga OSBE që kanë ndihmuar realizimin e këtij programi me rëndësi të veçantë”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...