Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar aktivistin Arbënor Deharin në 10 vjetorin e vdekjes së tij.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Arbënor Dehari ishte motiv për të gjithë, shkruan Arbresh.info.
“Në historikun 19 vjeçar të Lëvizjes sonë qëndron angazhimi i pashoq i Arbënorit, aktivistit të pandalshëm në çdo organizim të saj. Ai ishte modeli i aktivistit modest e të vendosur i cili ishte motiv për të gjithë ne, për shoqet e shokët e tij. “, ka shkruar ai.
Ministri Sveçla tha se Dehari do të kujtohet për guximin, dijen e vullnetin e tij, për angazhimin pa kursim për barazi, drejtësi e mirëqenie për të gjithë.
“Arbënor Dehari do të jetë përjetësisht udhërrëfyes në punën tonë të përditshme, në përpjekjet tona për qytetarët tanë e për ngritjen dhe forcimin e shtetit tonë.”, shkroi mes të tjerash ai.
Ndryshe, sot udhëheqësit e Lëvizjës Vetëvendosje deputetë, ministra e aktivistë kanë bërë homazhe tek varri i tij, duke kujtuar punën dhe veprën e tij si aktivist.
Sipas kësaj partie, me angazhimin e tij të palëkundur, me guximin e tij të pashoq, me pasionin dhe përkushtimin e tij, Arbënor Dehari, ishte aktivisti që më së shumti anëtarësonte njerëz në Lëvizjen Vetëvendosje./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...