Dogana e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të mallrave të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë.
Sipas njoftimit, vlera e këtyre mallrave është 7,900 euro, shkruan Arbresh.info.
“Në hyrje të Pikës Kufitare të Kontrollit në Vërmicë ka arritur një veturë e drejtuar nga shtetas turk. Në pyetjen e zyrtarit doganor nëse kishte diçka për të deklaruar për zhdoganim, ai është përgjigjur negativisht”, ka njoftuar Dogana.
Pas kontrollit të detajuar në vijën e dytë, së bashku me zyrtarët policorë, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e mallrave të padeklaruara “Pjesë rezerve për makineri të rënda”.
Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe fatura e blerjes së mallrave.
Tutje në njoftim thuhet se me këtë rast, Dogana ka konstatuar se pala, në kundërshtim me Kodin Doganor , ka shkaktuar kundërvajtje doganore.
Dogana ka njoftuar se mallrat janë konfiskuar dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit