Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi sërish ka shkuar brenda komunës së Leposaviqit, derisa për median gjermane Deutsche Welle ka folur për periudhën kur ka qëndruar aty.
Duke i treguar për izolimin e tij shtatë muajsh përbrenda komunës, Hetemi me jastëk e batanije në dorë tregon për atë kohë.
“Qe ku flej, qe ku e kam çebën, jastakun..tre banjo”, nisi t’u tregojë Hetemi medias publike gjermane, duke ia treguar përreth ambientin se “ku ka flejt kryetari”; kjo referuar vetes në veten e tretë.
“Qe në këtë kauq ka flejt kryetari, dmth qe mbulojën, çeben, jastakun…i kena tri banjo atje, i kena pas vendos ni tush, e kan ba si banjo, e kena kuzhinën, jena ushqye…kështu që kryetari ka nejt qitu…në këtë kauq ka flejt edhe policia edhe mbrojtja e afër, shtat muaj ditë”, tha ai.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...