Me 74 “për” dhe 24 “kundër”, Kuvendi miratoi nevojën për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive.
Tani pritet që sot më vonë të mblidhet Komisioni kuvendor për Sistem Politik dhe Komisioni Ligjvënës Juridik për të diskutuar mbi çështjen në fjalë, ndërsa më pas pas përfundimit të procedurave, pritet të votohet në seancë plenare.
Kuvendi sot e mban seancën e dytë, në rend dite të së cilës është edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski.
Siç qëndron në ueb-faqen e Kuvendit në rend dite të kësaj seance janë dhe dy pika tjera – Verifikimi i mandatit të deputëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim vendimi për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut./alsatm
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...