Spanja do t’i bashkohet çështjes së gjenocidit të ngritur nga Afrika e Jugut kundër veprimeve të Izraelit në Gaza në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, tha të enjten ministri i saj i jashtëm José Manuel Albares.
Spanja është vendi i parë europian që i është bashkuar kësaj çështjeje, të cilës i janë bashkuar edhe Kili dhe Meksika. Të martën e kaluar Spanja njoftoi njohjen e shtetit palestinez së bashku me Irlandën dhe Norvegjinë.
Afrika e Jugut paraqiti rastin e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në fund të vitit të kaluar, duke pretenduar se Izraeli po shkelte konventën e gjenocidit në sulmet ndaj Gazës.
Gjykata ka urdhëruar Izraelin të ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore të udhëhequra nga Hamasi në Gaza pretendojnë se mbi 36,000 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori nga bombardimet e pamëshirshme të Izraelit ndaj Rripit të Gazës dhe ofensivës së tij tokësore.
Sulmi i Hamasit brenda Izraelit më 7 tetor vrau rreth 1,140 njerëz, rreth 250 njerëz u morën peng dhe u dërguan në Gaza./abcnews.al
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës